Kapitenët tregojnë peshën e ndeshjes

11 months ago 11
16:01 14/11/2023

Kapitenët e kombëtares, Hysaj dhe Berisha ishin përballë mediave në konferencën e parë për shtyp të kombëtares në këto ditë grumbullimi. Në fjalët e tyre kuptohet qartë se kuqezinjtë nuk e kanë marrë fare lehtë sfidën me Moldavinë edhe pse duhet vetëm një pikë për kualifikimin.

“E dimë që duhet të shkojmë për të mos humbur, por do ishte bukur të fitojmë dhe të arrijmë rekord pikësh si kombëtare. Si ndeshje duket e thjeshtë se na duhet një pikë, por është ndeshje me peshë sepse vlen kualifikimin”, tha Hysaj.

Entuziazëm po, eufori jo. Berisha pranon se gjendja e mirë morale dhe emocionale e lojtarëve duhet ruajtur pasi do të shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

“Të hyjmë të motivuar të kryejmë punë sa më parë. Nuk ka eufori, ka entuziazëm dhe duhet ta mbajmë. Kemi derdhur djersë e mund të arrijmë deri këtu, të ruajmë situatën jo vetëm për këtë ndeshje por edhe për të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Seanca stërvitore e së hënës ka qenë e plotë për trajnerin. Të gjithë futbollistët ishin të gatshëm nën drejtimin e stafit të tij. Edhe Kristjan Asllani është bashkuar me grupin, madje rregullisht janë stërvitur edhe Mitaj, Daku, Berisha dhe Kastriati që mbërritën të fundit në Shqipëri.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article