Këngëtari grek Kostandinos Argiros në Tiranë: Muzika i bashkon popujt

2 months ago 51

Këngëtari grek Kostandinos Argiros, ka qenë në Tiranë ku ka mbajtur një koncert me këngët e tij më të mira. Nga stadiumi ‘Selman Stermasi’, ai solli edhe një pjesë të muzikës greke përmes miqve që morën pjesë në të. Në konferencën për mediat këngëtari grek tha se e vlerëson muzikën shqiptare dhe është i gatshëm për bashkëpunime.

“Muzika shqiptare meqenëse e kam studiuar, ka pjesë të veçanta në ritmet e saj që mund të përshtaten me muzika të reja.  Ka shumë artistë shqiptarë që kanë karrierë të mirë këtu dhe jashtë vendit. Muzika i bashkon popujt, kështu që në të ardhmen do të doja shumë të kisha bashkëpunime me artistët shqiptarë që unë I adhuroj sepse kanë karrierë shumë të mirë.

Argiros dha përshtypjet e tij edhe sa I takon publikut shqiptar dhe kënaqësisë që merr në koncertet e mbajtura në Tiranë.

“Jam i lumtur që vij sërish në Tiranë. Është nder të këndoj për shqiptarët. Sa herë vij, çdo natë është ndryshe dhe është fantastike. Ndjej se njerëzit këtu më duan, e duan muzikën time dhe I njohin këngët e mia. Unë e përshtas programin e koncertit me njerëzit dhe me energjinë që më japin. Publiku në Shqipëri është ndër më të mirët në botë”

Gjatë koncertit në “Selman Stermasi”, publiku këndoi bashkë me të, duke treguar  se muzika i bashkon popujt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article