Kërcojnë me pistoletë e granatë biznesmenin grek për 50 mijë euro me urdhër të shqiptarit, një në pranga dy në kërkim

6 months ago 9

Të armatosur me një granatë dore dhe një pistoletë , tre burra hynë në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Selanik për të kërkuar para që ata pretendonin se u kishte borxh pronari i biznesit.

Për ngjarjen e rëndë është identifikuar një shtetas shqiptar 45-vjeçar dhe dy 48-vjeçarë grekë, njëri prej të cilëve u arrestua në kuadër të kërkimeve për veprat e tentativës për zhvatje dhe shkelje të ligjit të armëve.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, dy 48-vjeçarët së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, me urdhër të 45-vjeçarit, kanë shkuar në një dyqan në pronësi të 48-vjeçarit grek në Epanomi. Aty i kanë kërcënuar se do t’i dëmtojnë pronën dhe biznesin dhe më pas e kanë kërcënuar se do ta dëmtojnë fizikisht dhe do ta vrasin.

Në fakt, autorët kanë treguar një pistoletë dhe një granatë të sjellë nga njëri prej tyre dhe kanë kërkuar me zhvatje pagesën e shumës prej 50.000 euro, si rrjedhojë e një borxhi të dyshuar që i kishte 45-vjeçarit nga bashkëpunimi i tyre i mëparshëm profesional lidhur me punë ndërtimore.

I arrestuari së bashku me dosjen e krijuar për rastin do të dërgohen në organet kompetente gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article