Nuk është e vështirë të zbulosh se cilat kërkime janë në trend në motorin e kërkimit Google, por rrallëherë kemi mundësi të shohim se cilat paguajnë më shumë, domethënë sjellin më shumë para nga reklamat.
Në gjyqin antitrust ndaj kompanisë Google, u zbuluan dokumente që e tregojnë këtë, ndaj u bë një listë e kërkimeve sipas asaj se sa të ardhura gjenerojnë.
Jo të gjitha kërkimet sjellin të njëjtën shumë parash, sepse në disa vende nuk ka fare reklama, por në disa vende ka një grusht prej tyre.
Kjo listë e 20 kërkimeve më të mira daton më 22 shtator 2018, por është e para dhe e vetmja që kemi marrë.
Pyetjet i kemi lënë në anglisht, sepse janë edhe në dokumentin e gjykimit dhe duhet theksuar se dokumenti origjinal fsheh se sa para kanë sjellë në të vërtetë këto kërkime.
* iphone 8
* iphone 8 plus
* auto insurance
* car insurance
* cheap flights
* car insurance quotes
* direct tv
* online colleges
* at&t
* hulu
* iphone
* uber
* spectrum
* comcast
* xfinity
* insurance quotes
* free credit report
* cheap car insurance
* aarp
* lifelock /Telegrafi/