Kryeministri Edi Rama në një konferencë në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e falenderoi për mbështetjen në reformën në drejtësi.
“Duhet ta falenderoj për mbështetjen e pazëvendësueshme për transforimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka patur kurrë drejtësi dhe kur kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte shqiptarët të besonin që ligji do të ishte i barabartë për të gjithë, duke na mundësuar që sot ne të shohim që jo, edhe në Shqipëri është e mundur që njerëz në pushtet, të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv, të thirren për të dhënë llogari përpara ligjit. Peshën e së cilës Shqipëria do ta konceptojë shumë vite më pas. Kur nisëm reformën në drejtësi ne morëm mbështetje nga aletatët tanë, ne gjenim një mbështetje masive, pavarësisht përkatësive politike, të majtë e të djathtë e mbështetën reformën në drejtësi. Këtu kemi problem të gjejmë konsensus edhe për orën, kemi një orë të majtë, një të djathë dhe një të qendrës”, tha Rama.
Top Channel