Kishinau përgatitet për festë!/ Trajneri moldav nuk i trembet Shqipërisë: Jemi të motivuar të japim gjithçka në fushë

11 months ago 22
13:00 15/11/2023

Moldavia është pengesa e radhës për kombëtaren shqiptare drejt Euro2024. Një rival që në letër nuk konsiderohej që do kishte shanse për tu kualifikuar, por dy sfida nga fundi matematika i mban ende në lojë. Në prag të kësaj përballje, trajneri moldav, Sergej Kleshenko vlerësoi kombëtaren shqiptare, ku evidentoj talentin, cilësitë atletike dhe sigurisht unitetin e skuadrës.

“Shqipëria nuk shihej si favorite në grupin tonë. Pozicioni aktual është një surprizë. Kjo falë trajnerit të tyre, i cili pas vetes ka përvojë shumë të madhe. Një nga pikat e forta të tyre, si kjo e jona, është uniteti i kombëtares. Vura re se në ndeshjet e fundit ata kanë mbajtur një formacion të qëndrueshëm, duke bërë vetëm një ose dy ndryshime. Ata janë një ekip teknik, që do të thotë se janë mësuar të luajnë me topin dhe ta posedojnë atë. Ato janë teknikë dhe të shpejta. Kjo është ajo që ne do t’i kushtojmë vëmendje”.

Moldavia pritet të vë në funksion lojën e tyre karakteristike ndaj Shqipërisë, aggressive në sulm dhe besim në mbrojtje.

“Strategjia jonë mbetet e njëjtë pavarësisht ndeshjes. Ne mbështetemi në guximin për të përballuar çdo sfidë, agresivitet në sulm dhe besim në aftësitë tona mbrojtëse. Ky është thelbi i filozofisë sonë. Kemi vetëm 2-3 ditë për t’u përgatitur, por i kushtojmë vëmendje të veçantë analizës me kujdes të secilit kundërshtar në mënyrë që secili lojtar të kuptojë se kush është përballë në fushë dhe të përshtatet sipas pikave të forta. Jemi të motivuar të japim gjithçka në fushë dhe t’i bëjmë këto momente historike dhe të paharrueshme për të gjithë Moldavinë.”

Përballja e së premtes pritet të jetë një festë e vërtetë në Kishinau. Para nisjes së sfidës, këngëtari vendas, Satoshi do të performojë për rreth 11 mijë tifozë. Ndërkaq, 1000 mijë tifozë do përfitojnë falas pijen tradicionale, IZVAR, e cila shërbehet e ngrohtë. Shqiptarët do kenë mundësi që emocionet e kësaj sfide t’i përjetojnë ekskluzivisht falas në televizionin kombëtar ‘Klan’.


Të ngjashme

Read Entire Article