‘Kjo është arsyeja pse ne nuk luajmë mirë’, Xavi zbulon arsyen e befasishme që qëndron pas fatkeqësive të fundit të Barçës

11 months ago 22

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Deportivo Alaves me rezultat 2-1.

Mysafirët ishin në epërsi pas 45 minutave të para 0-1, por katalunasit u rikthyen falë dy golave nga Robert Lewandowski në pjesën e dytë për të marrë tre pikët.

Pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka zbuluar edhe arsyen se pse Barcelona nuk po luan mirë dhe ka pasur disa rezultate negative si humbja në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk.

Tekniku katalunas ka thënë se kritikat nga mediat kanë prekur ekipin dhe ato po ndikojnë në lojën e skuadrës së tij.

“Kur flas për atë që e rrethon Barçën , nuk e them për tifozët, e them për shkak të shtypit”, tha Xavi për mediat pas fitores 2-1 kundër Alaves .

“Janë kritikat nga shtypi që prekin lojtarët dhe kjo është arsyeja pse ne nuk luajmë shumë mirë. Në pjesën e parë kundër Alaves, u thashë që të qetësohen”.

“Nuk kam asnjë dyshim që kritikat nga shtypi prekin ekipin. Më ka ndodhur mua si lojtar dhe e shoh edhe tani. Ka një atmosferë negative që na dëmton. Gjithçka që thuhet në shtyp ndikon te lojtarët. ” ai shtoi.

Pas rezultateve të fundit, po flitet për një lloj ‘krize’ te Barcelona. Xavi vazhdon të thotë se mediat i ekzagjerojnë gjërat për të dëmtuar edhe më shumë skuadrën. /Telegrafi/

Read Entire Article