Klinika dentare pa licencë, prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kërkojnë përjashtimin e prokurores që heton çështjen

9 months ago 7

Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit, pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Lajmi konfirmohet për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumente ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article