Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

3 months ago 5
Reklamë

Klubet e Ligës Premier kanë votuar në favor të përdorimit të vazhdueshëm të VAR-it edhe në sezonet e ardhshme, pas një propozimi të paraqitur nga Wolverhampton Wanderers për të hequr këtë sistem.

Muajin e kaluar, Wolves paraqiti një mocion për të hequr VAR-in pas një sezoni të mbushur me vendime të diskutueshme dhe polemika.

Mocioni do të diskutohej në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Ligës Premier, sot (e enjte), 6 qershor.

Tani është bërë e ditur se klubet kanë vendosur unanimisht të votojnë kundër mocionit, me 19 klube që votuan për të mbajtur VAR-in, me përjashtim të Wolves, të cilët parashtruan mocionin për heqjen e tij.

Clubs today voted in favour of continuing to operate VAR in the Premier League. While VAR produces more accurate decision making, it was agreed that improvements should be made for the benefit of the game and supporters.

There are six areas of focus: https://t.co/Kmb27g2bNH pic.twitter.com/CzSvnvcizW

— Premier League (@premierleague) June 6, 2024

Kuptohet se klubet kërkuan përmirësime në përdorimin e VAR-it, me reporterin Ben Jacobs që pretendon se votimi “provoi një forum të shëndetshëm për debat dhe diskutim pozitiv”.

“Klubet e Ligës Premier sot votuan në favor të vazhdimit të funksionimit të VAR-it në Ligën Premier. Ndërsa VAR prodhon vendimmarrje më të sakta, u ra dakord që duhet të bëhen përmirësime për të mirën e lojës dhe tifozëve”.

“Si pjesë e diskutimeve të plota në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, u ra dakord që PGMOL (Shoqata e Gjyqtarëve), Liga Premier dhe klubet të gjithë kanë role të rëndësishme për të luajtur në përmirësimin e sistemit dhe reputacionit të tij”, thuhet një deklaratën e lëshuar. /Telegrafi/

Read Entire Article