Klubi Egnatia: Dwamena luftonte çdo betejë, por nuk mposhti atakun kardiak. U largua si hero

11 months ago 24
20:25 11/11/2023

Klubi i futbollit Egnatia ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit të saj, Raphael Dëamena, i cili duket se pësoi sulm në zemër.

Në një deklaratë zyrtare, Egnatia thotë se Raphael Dwamena u largua si hero nga kjo botë e padrejtë, pasi nuk arriti të mposhte dot atakun kardiak.

“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithëve pa fjalë.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhinës, Dëamena nuk arriti të mbijetojë. Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e padrejtë. Klubi në emër të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dëamena dhe falenderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article