Kombëtare ndryshe ndaj Ishujve Faroe

11 months ago 21
15:45 20/11/2023

Sylvinho zëvendëson gjysmën e ekipit

Ndeshja e fundit e kualifikueseve të Euro 2024 ajo mes Ishujt Faroe do të ketë një kombëtare me ndryshime në formacion, pasi vendi në Europian është siguruar.

Më shumë se gjysma e lojtarëve do të zëvendësojnë titullarët e takimeve të fundit. Sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” prej minutës së parë Strakosha do të zëvendësojë Berishën.

Mbrojtja pritet të ketë vetëm një ndryshim, pasi në vend të Hysajt mendohet të luajë Balliu.

Risia në mesfushë do të jetë Bare, ndërsa në sulm ka më shumë ndryshime. Muçi, Uzuni dhe Daku parashikohet të jenë nga fillimi në fushë.

Sylvinho në këtë mënyrë ka ulur moshën mesatare të 11-shes fillestare, duke menduar për të ardhmen e skuadrës.

Me Ishujt Faroe do të jetë ndeshja e dytë, pas fitores 3 – 1 në takimin 20 Qershorit në transfertë. Në këtë përballje Shqipëria kërkon 1 pikë për të siguruar vendin e parë dhe nuk varet nga rezultati i sfidës Çeki – Moldavi.

Në fund të përballjes që do të zhvillohet në Tiranë do të ketë edhe një festë të shoqëruar me një program artistik.

Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article