Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri

11 months ago 23
20:05 15/11/2023

Sylvinho provon formacionin në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e kësaj të mërkure  seancën e fundit stërvitore në Shqipëri para nisjes për në Moldavi për ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të europianit më 17 Nëntor.

Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Silvinjo u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

Trajneri ka dashur të ketë një seancë larg syve të publikut pasi ka të ngjarë që të ketë provuar formacionin titullar.

Tekniku dhe vetë futbollistët shkojnë drejt Moldavisë për të kërkuar rezultat pozitiv që rrjedhimisht përkthehet në kualifikim për në Gjermani.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë paraditen e së enjtes drejt Moldavisë ku në orën 17:15 është parashikuar konferenca zyrtare dhe 45 minuta më pas stërvitja në stadiumin Zimbru.

Ndeshjen Moldavi – Shqipëri do të nisë të premten në orën 18:00 dhe si gjithnjë do të transmetohet në TV Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article