Kombëtarja nis ‘fluturimin’ për në Gjermani, Sylvinho me dy dilema për formacionin

11 months ago 22

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur paraditen e kësaj të enjteje (ora 10:00) drejt Moldavisë. Kuqezinjtë luajnë nesër në orën 18:00 kundër vendasve, për ndeshjen e parafundit në grupi E kualifikues të Euro 2024.

Një pikë do bënte që tanët të shkonin në fazën finale të “Gjermani 2024” edhe zyrtarisht, ndërsa djemtë e Sylvinhos do kërkojnë tri pikët, duke qenë skuadra e vetme që ka mundur moldavët këtë edicion.

Në Kishinau, Shqipëria do zhvillojë stërvitjen sot në 17:00 me orën shqiptare, teksa në 16:15 trajneri Sylvinho do dalë para medieve. “Shqiponjat” do kërkojnë të ngrihen në fluturim që në Moldavi, teksa mbrëmja e së premtes mund të jetë ditë feste për të gjithë shqiptarët.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin.

Formacioni i mundshëm:

Read Entire Article