Kombëtarja, stërvitjet e fundit para nisjes në Moldavi

11 months ago 27
16:05 15/11/2023

Pasdite, seanca me dyer të mbyllura në “Air Albania”

Kombëtarja ka zhvilluar paradite një seancë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit. Mësohet se trajneri Sylvinho i ka ndarë lojtarët në dy grupe, ku ka praktikuar situata të ndryshme të lojës përfshi goditjet standarde.

Kuqezinjtë kanë planifikuar edhe një tjetër seancë sot në orën 16:45 në stadiumin “Air Albania” aty ku pritet të testojë futbollistët dhe reshtimin e ekipit të mundshëm për ndeshjen e së premtes me Moldavinë ku një rezultat pozitiv e kualifikon në fazën finale të Euro 2024.

Kjo zgjedhje ka të bëjë edhe me mbajtjen sekret të planeve që ka Sylvinho. Kombëtarja do të niset nesër drejt Kishinjevit, ku në orën 17:15 është parashikuar konferenca zyrtare para sfidës dhe 45 minuta më vonë, stërvitja në stadiumin Zimbru.

Për këtë takim mungon Arlind Ajeti, i cili u zëvendësua nga Jon Mersinaj, pasi u lëndua në takimin e fundit me ekipin e Cluj në kampionatin rumun. Sylvinho nuk ka thirrur edhe Armando Brojën, ndërsa risia është Arbnor Muçolli.

Ndeshjen Moldavi-Shqipëri që do të nisë të premten në orën 18:00 do ta ndiqni në TV Klan të shoqëruar me intervista, komente e analiza.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article