Kosova, jashtë Rrahmani e Zhegrova

11 months ago 25
18:59 10/11/2023

Yjet dardan nuk grumbullohen në Kombëtare për shkak të impenjimeve me klubet

Kosova duket se është dorëzuar në tentativën për tu kualifikuar në EURO2024. Kombëtarja Dardane ka lënë disa prej senatorëve jashtë listës së të grumbulluarve për tre duelet e fundit në grupin kualifikues, ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë. Përballja me izraelitët është e prapambetur dhe do të luhet të Dielën, kohë kur shumica e futbollistëve dardan janë në grumbullim me skuadrat respektive.

Për këtë fakt, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova nuk janë thirrur për këto takime, të cilët matematikisht, Kosova në rast se merr pikë të plota kishte shanse reale për tu kualifikuar më tej. Kapiteni Rrahmani është një komponent themelor në kombëtaren e Kosovës, por kërkesa e Napolit për ta lënë të lirë për duelin me Empolin në kampionat është pranuar.

Prandaj qendërmbrojtësi pritet të jetë titullar te skuadra e Garcias në derbin e shqiptarëve, ku mund të vihet kundër Berishës, Ismajlit dhe Shpendit. E njëjta situatë edhe me Zhegrovën, që pritet të luajë një rol të madh në duelin që Lille ka ndaj Toulouse. Boshllëkun e krijuar nga Rrahmani e Zhegrova, tekniku Gliha ka menduar për ta plotësuar nga lojtarë që luajnë në Superligën e Kosovës, një tjetër faktor që tregon se Kosova nuk vlerëson siç duhet tre duelet e radhës që luhen në muajin Nëntor.


Të ngjashme

Read Entire Article