“Kosova, në një kurth që ia ka bërë vetes”, Rama zbulon diskutimin për konfliktin në Veri: Gjatë drekës dje, Kurti dhe Brnabiç…

1 year ago 49

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Francës Emmanuel Macron edhe për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensioneve të fundit mes tyre.

Rama zbuloi se ditën e djeshme, gjatë drekës informale, kryeministri i Holandës Mark Rutte iu drejtua Albin Kurtit dhe Ana Brnabiç që të mos harrojnë se në një kompromis duhet të kenë parasysh më shumë se çfarë mund të fitojnë vlen ajo që nuk do të humbasin”.

Ai shtoi se Kosova tani është në një kurth që ia ka bërë vetes, dhe duhet të vijojë me zbatimin e planit franko-gjerman, që sipas tij është zgjidhja më e mirë.

“Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale me gjithë liderat, përfshirë edhe Kurtin dhe Brnabic. Mark Rutte iu drejtua të dyve dhe iu tha “mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk do të humbasësh”.

Nëse nuk e bëjmë me sytë tanë në Tiranë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e kudo qoftë, është shumë më e madhe se sa llogaria e atyre që duam të fitojmë duke i marrë si të mirëqena këto që kemi. Për mua shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori.

Shqipëria nuk diskutohet, ata të Maqedonisë vinin këtu dhe flisnin për dimensionin e flamurit që të vihej në ballkonin e shtëpive Ligji i atëhershëm detyronte që flamuri i Shqipërisë duhet të ishte më i vogël se ai maqedonas. Sot ai flamur është përkrahë me të gjithë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë një plan, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë ndalesë në liberalizimin e vizave. Por duhet ta kërkojmë te vetmja, jo te presidenti i Francës, ta bëjë Kosova pjesën e vetë. Pastaj t’ia lërë Serbinë BE-së. Nuk bëhemi pjesë e politikave që nuk janë pjesë e faktorit të ditës. Çdo shfaqje jo-europiane, nuk ka lidhje me ne.”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article