Kosova U19 e gatshme të përballet me Sllovakinë

11 months ago 30

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka arritur në Maltë dhe është akomoduar në hotel “Cavalieri”, ndërkaq pasdite ka mbajtur stërvitjen para ndeshjes me Sllovakinë në kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Euro 2024 e ku marrin pjesë edhe Malta e Ukraina.

Në seancën e parë stërvitore përzgjedhësi Adil Maliqi dhe shtabi teknik provuan shumë skema të lojës si në mbrojtje, sulm dhe kundërzbritje si dhe gjuajtjet e lira dhe nga këndi.

Atmosfera në Përfaqësuesen është jashtëzakonisht e mirë dhe futbollistët shprehen optimistë për fitore. Sa i përket ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë, e cila zhvillohet në orën 14.30, përzgjedhësi Maliqi deklaroi se presin ndeshje të fortë.

“Presim një ndeshje të fortë ndaj një kundërshtari të fortë. Ne e kemi analizuar lojën e kundërshtarit përmes videove si atë individuale edhe kolektive, por ne jemi përgatitur mirë”, ka deklaruar Maliqi.

“Unë me këta djem ka një kohë që përgatitemi për këtë turne kualifikues. Kemi një grup të mirë që e dinë çka duan dhe merren vesh mirë ndërmjet vete”.

“Besoj shumë në ekip dhe presim rezultate të mira”, ka shtuar më tej ai.

Read Entire Article