Kriza e fermerëve, aktivisti Çakalli: Blegtorët kanë hequr dorë nga prodhimi i qumështit, janë shtuar importet

6 months ago 8

Aktivisti dhe fermeri Alban Çakalli, i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka komentuar protestat dhe pakënaqësitë e blegtorëve në vend, të cilët kanë derdhur qumështin e bagëtive të tyre në rrugë në shenjë revolte ndaj kushteve të tregut.

Ai u shpreh se për të vërtetuar krizën e blegtorëve mjafton që të shihen importet në vend, të cilat sipas tij po shtohen.

Sipas tij kjo do të thotë se blegtorët kanë hequr dorë nga prodhimi i qumështit duke ndikuar që të ketë probleme të mëdha në këtë sektor.

“Për të vërtetuar se blegtorët janë në krizë duhet të shohim importeve që po shtohen. Kjo do të thotë se blegtorët kanë hequr dorë nga prodhimi i qumështit. Kjo ka ndikuar që të ketë probleme të mëdha në sektor”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article