Kualifikimi, Sylvinho: Kemi 2 finale

11 months ago 23
16:17 11/11/2023

“Duhet impenjim dhe përgatitje nga të gjithë lojtarët”

Edhe pse i duhet vetëm 1 pikë për të arritur kualifikimin nga 6 që janë në lojë në 2 ndeshjet e fundit, trajneri i Kombëtares Sylvinho nuk shfaq asnjë shenjë kënaqësie, por kërkon seriozitet dhe impenjim maksimal si ndaj Moldavisë, ashtu edhe ndaj Ishujve Faroe. Sipas brazilianit, në futboll gjithçka mund të ndodhë.

“Shqetësimi është gjithmonë, kemi dy finale. Janë ndeshje vendimtare, presim ndeshje të vështira duke nisur nga Moldavia. Lojtarët janë të motivuar dhe e dinë se duhet të përgatiten mirë dhe të impenjohen. Pjesa më e bukur e futbollit është se duhet të shkosh në fushë i përgatitur mirë dhe pastaj në fushë ndodh gjithçka.”

Por përse tekniku e sheh kaq të vështirë situatën?

Tani bëhen llogaritë, por llogaritë në futboll janë të vështira. Matematikisht na duhet një pikë, por një ndeshje 90 minuta është e pamundur të luhet vetëm për një pikë. Moldavia është ende në lojë dhe na pret një ndeshje e vështirë. Kanë një kundërsulm të rrezikshëm, janë të vendosur mirë. Është ndeshja më e rëndësishme për ne.”

E nëse kualifikimi arrihet në sfidën me Moldavinë, atëherë trajneri do të relaksojë futbollistët dhe mund të afrojë emra nga lista e pritjes.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article