Kualifikohen Real dhe Bayern

11 months ago 8
12:30 09/11/2023

Real Madridi mposhti në “Bernabeu” Sporting Bragën 3-0 dhe siguroi matematikisht kualifikimin në të 16-at e Ligës së Kampioneve. Pasi Xhalo humbi një penallti në minutën e 6 për portugezët, për “Los Blankos” realizuan Diaz, Vinicius dhe Rodrigo. 4 fitore nga 4 takime për skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti në Grupin C. Në vend të dytë Napoli me 5 pikë më pak, ndërsa barazoi në shtëpi me Union Berlin.

Një fitore të rëndësishme mori edhe Arsenali në “Emirates” kundër Sevijas me rezultatin 2-0. “Topçinjtë” fituan falë golave të Trusard në të 29 dhe Saka-s në të 64’.

Anglezët shkojnë në kuotën e 9 pikëve, ndërsa spanjollët ngelen në vend të fundit me 2 pikë. Në takimin tjetër, PSV mundi Lens 1-0 me gol të De Jong. Holandezët janë të dytët me 5 pikë, po aq sa edhe francezët. Heri Kejn i dha kualifikimin Bayern Munchen kundër Galatasaray. Në përballjen tjetër të Grupit A , Mançester Junajtid gaboi kundër Kopenhagen.

“Djajtë e kuq” pas 28 minutash kryesonin 2-0 falë golave të Hojlund. Në të 42,  ngelën me 10 lojtarë në fushë pasi Rashford u ndëshkua me karton të kuq. Por në fund të pjesës së parë, danezët barazuan me Elounosi dhe Gonçalves. Bruno Alvesh u solli shpresë anglezëve në të 69’. Por danezët u përgjigjën me Lerager dhe Barxhi, duke fituar e duke i kaluar në renditje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article