Kualifikohet Leverkusen, humbet Liverpool

11 months ago 26
11:43 10/11/2023

Bajern Leverkusen mundi 1-0 Karabakun dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Europës. Nga minuta e parë në fushë ishte Granit Xhaka, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë. Redon Xhixha qëndroi në stol për azerët.

Gjermanët hasën vështirësi në këtë takim, ndërsa goli i vetëm i sfidës u realizua në shtesë nga Boniface me penallti. Leverkusen shkon në kuotën e 12 pikëve në Grupin H, ndërsa Karabak ka 6 pikë. Në sfidën tjetër të grupit, Molde mundi 3-1 Heke në transfertë. Rejnxhërs mposhti Parta Pragën me rezultatin 2-1.

Mesfushori kuqezi Qazim Laci u fut në lojë në minutën e 46. Skocezët shkojnë në 7 pikë në Grupin C, ndërsa çekët ngelen me 4. Kryeson Betis me 9 pikë, pas fitores 4-1 ndaj Aris Limasol.

Liverpul dështoi për të marrë fitoren e katërt në Grupin E, duke iu dorëzuar Toulouse në shtëpi me shifrat e përgjithshme 3-2. Francezët ishin më të saktë, me trajnerin Jurgen Klopp që bëri rotacion në këtë 90 minutësh. Të kuqtë kanë 9 pikë, francezët 7 në vend të dytë.

 Edhe Roma u mund 2-0 nga Slavia e Pragës në trafertë. Çekët barazojnë me pikë italianët në krye të Grupit C, me nga 9 pikë. Fitore mori edhe Servete ndaj Sherif Tiraspol 2-1. Shtohet kriza e Ajaksit, që pas humbjes 2-0 përballë Brajton, rrezikon edhe eliminimin nga Europa. Në Grupun A, Uest Hem dhe Freiburg fituan, e kryesojnë me nga 9 pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article