Kubanezi i atletikës shqiptare

11 months ago 52
23:55 12/11/2023

Abdel: Këtu ka talente, duke punuar fort do të vijnë medaljet

Abdel Murguia Miranda kujdeset çdo ditë për përgatitjen fizike të atletëve të Kombëtares.

Kubanezi e mbylli herët me sportin për shkak të një dëmtimi të rëndë, por ka vendosur të ndihmojë sportistët që të kenë me shumë rendiment në garat e tyre.

Abdel i cili ka punuar edhe me kampionin olimpik të hedhjes së shtizës në 2012 Keshorn Walcott mendon se edhe në Shqipëri ka talente që mund të sjellin medalje të rëndësishme në të ardhmen.

Abdel Murguia Miranda: Në këtë vend ka talente që mund të rriten dhe unë po përpiqem të jap përvojën time dhe nëse punojmë fort të gjithë bashkë mund të kemi atletë të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të sjellin medalje të rëndësishme.

Abdel tregon se puna e tij me sportistët ka të bëjë së pari te përgatitja fizike.

Abdel Murguia Miranda: Unë punoj me muskujt e atletëve që të jenë në gjendjen e duhur, të parandaloj lëndimet, gjatë riaftësimit që të jenë të nivelit të lartë dhe rruga që të rriten në këtë disiplinë.

Abdel Murguia Miranda i qëndron pranë atletëve deri në momentin që zbresin në pistë për të qenë i sigurtë që çdo gjë të jetë në rregull.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article