Kundërshtoi policin, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë

9 hours ago 19

Katër persona kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit J. C., 23 vjeç, dhe J. H., 22 vjeç, pasi kanë shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik i gjetën shtetasit J. C., sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. L., 42 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article