Kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve, Hysaj i jep siguri Lazio-s

11 months ago 29
15:07 08/11/2023

Lacio mundi Feyenoord 1-0 dhe përforcon pozicionin në renditjen e Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Bardhekaltrit lënë pas holandezët dhe kanë 7 pikë, 1 më pak se sa Aletiko Madridi kryesues. Njeriu i ndeshjes është Ciro Immobile, i cili realizoi në shtesën e pjesës së parë.

Nga minuta e parë e nisi mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, i cili u vlerësua me notën 6.5. Ndeshje me eksperiencë për të, ndërsa bllokoi Stengs. Në daljët nga krahu i majtë krijoi raste të rrezikshme dhe tregoi saktësi. Në të 78 u zëvendsua nga Pelegrini.

Në sfidën tjetër të Grupit E, Atletiko fitoi me goeladë kundër Celtic. Skocezët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 23’. Për bardhekuqtë realizuan nga dy gola Griezmann dhe Morata, si edhe Lino dhe Niguez.

Antverpi i Arbnor Mujës vazhdon me paraqitjet negative në Ligën e Kampioneve. Belgët u mundën nga Porto në transfertë 2-0, dështimi i 4 nga 4 sfida në grup. Sulmuesi kuqezi u fut si zëvendësues në minutën e 68 të lojës. Nga minuta e 50, Antverp luajti me 10 lojtarë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Barcelona u befasua nga Shahtjori në trasfertë. Katalanasit u mundën 1-0, por vazhdojnë të kryesojnë Grupin H me 9 pikë, bashkë me Porton. Shahtjor ka 6 pikë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article