Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin për siguri kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Jake Sullivan.
Teksa ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e SHBA, Kurti në të njëjtën kohë ka kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë.
“Kam falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë Kosovës në sigurinë kufitare dhe kam kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë. E kam siguruar për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në “X”.
Një ditë më parë Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Top Channel