Kush është njeriu të cilit Mbappe i kushtoi një gol dhe i premtoi se do të kujdeset për familjen e tij?

3 months ago 9
Reklamë

Kylian Mbappe luajti ndeshjen e tij të parë që kur Real Madridi njoftoi se ai ishte lojtari i tyre i ri, ku me fanellën e Francës shënoi një gol dhe dha dy asistime. 

Kapiteni i Francës shkëlqeu në ndeshjen përgatitore për Euro 2024, në fitoren 3-0 ndaj Luksemburgut në Metz.

Mbappe asistoi dy golat e parë dhe të tretin e shënoi vetë. Fillimisht, pas një aksioni solo, ai asistoi bukur te Kolo Muani që shënoi për 1-0 në minutën e 43-të.

Në minutën e 70-të pasi te Clauss që shënoi për 2-0. Pesë minuta para fundit ai shënoi në një goditje nga dhjetë metra për rezultatin final 3-0. Mbappe shënoi golin e tij të 47-të dhe dhuroi asistimin e 33-të në paraqitjen e tij të 78-të për Francën.

Pasi shënoi për rezultatin 3-0, Mbappe ngriti gishtat drejt qiellit dhe tregoi një bluzë që kishte veshur nën fanellën e tij ku shkruhej: “U prehsh në paqe xhaxha”.

Pas ndeshjes, shumë njerëz menduan se kush ishte njeriu që ylli i ri i Real Madridit bëri homazhe për të. Mbappe i hodhi hapat e parë në futboll në klubin francez AS Bondy, klub i cili ditë më parë njoftoi për vdekjen e Alexandre Konstantinidis në moshën 50-vjeçare.

Bëhet fjalë për një trajner që ishte trajneri i parë i Mbappes në karrierën e tij. Mbappe më pas shkroi një mesazh në Instagram për ish-trajnerin e tij.

Kylian Mbappé on IG: “A nice evening full of fun to start the preparation. Uncle Alex 🕊️” pic.twitter.com/iPEkiLnXvq

— Madrid Xtra (@MadridXtra) June 5, 2024

“Pusho në paqe Aleks. Është e vështirë të gjesh fjalë për të shprehur sa i trishtuar jam. Ti je larguar shumë shpejt dhe do të na mungosh. Jeta nuk do të jetë e njëjtë pa ty, por ne do të kujdesemi për familjen tënde, ji i sigurt këtë”, ka shkruar Mbappe. /Telegrafi/ 

Read Entire Article