Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me masën e sigurisë ndaj Arben Lamçes, pjesë e gruipt të vëllezërve Çopja.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se GJKKO vendoi “Arrest me burg” për Lamçen, i cili sipas SPAK Sipas SPAK, është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja
Sipas SPAK gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.
Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb