Lajme të mira për Shqipërinë dhe Romën, Marash Kumbulla lë pas dëmtimin dhe është gati për të luajtur

10 months ago 15

Më në fund Marash Kumbulla do të rikthehet në fushën e blertë pas një mungese të gjatë prej 6 muajsh për shkak të dëmtimit të ligamenteve.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Romës pritet të jetë në stol në fundjavë, ku romanët do të përballen me Juventusin.

Kumbulla u dëmtua 6 muaj më parë në kampionat ndërsa Roma ndeshej me Milanin.

Të shtunën në datën 30 dhjetor në orën 20:45 në Torino luhet sfida e javës së 18-të në Serie A mes Juventusit dhe Romës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article