Lakers vazhdon me fitore, mposht Portlandin përkundër mungesës së LeBron James

11 months ago 25

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet befasuese.

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të pestën këtë edicion, pasi në Crypto Arena ka arritur fitore me gjashtë pikë epërsi ndaj Portland Trail Blazers 116:110.

Përkundër mungesës së yllit të tyre më të madh LeBron James, Lakers kanë dominuar nga fillimi deri në fund të këtij dueli.

Anthony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 30 pikë, 13 kërcime, gjashtë asistime dhe tri bllokada.

Standings update ‼️

– Sixers win 8th straight, sit atop East
– Rockets and Timberwolves win 6th straight
– Heat eye third seed after 5th consecutive win

For more, download the NBA App: 📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/aUTLNtD7Zq

— NBA (@NBA) November 13, 2023

Me lojë të mirë u dalluan edhe japonezi Rui Hachimura me 19 pikë, derisa Austin Reaves dhe Reddish shtuan nga 18 të tjera.

Jerami Grant ishte më efikasi te skuadra mysafire me 23 pikë e pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article