Laporta krijoi kaos pas barazimit të Barcelonës me Granadan, nuk e kontrolloi fare vetën dhe mbajti një fjalim të ashpër në zhveshtore

8 months ago 20

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e pati të vështirë të përballonte barazimin e ri të skuadrës së tij, që në shtëpi u ndalën nga Granada me rezultat 3-3.

Me këtë barazim, Barcelona e ka edhe më të vështirë garën për titull të kampionit pasi tani janë 10 pikë mbrapa Real Madridit.

Një tjetër dështim i klubit katalanas tërboi presidentin Laporta, i cili u prish në kutinë e tij në stadium. Gjegjësisht, njeriu i parë i Barcelonës e humbi plotësisht durimin dhe po hidhte gjithçka para tij.

Ai u çmend plotësisht dhe nuk mundi ta kontrollonte zemërimin pas ndeshjes me Granadën, dhe dyshohet se kapi një tabaka me pije dhe i hodhi në tokë.

Më pas ai u turr në dhomat e zhveshjes dhe mbajti një fjalim të ashpër për futbollistët dhe anëtarët e stafit të trajnerëve.

🚨Joan Laporta was very angry after the game yesterday. In the VIP area he shouted and threw sandwich trays. [@esport3] #fcblive pic.twitter.com/Im1roMmmVi

— 𝗖𝘂𝗹𝗲𝗿𝘀 𝗚𝗿𝗮𝘀𝘀𝗿𝗼𝗼𝘁 (@culersgrassroot) February 12, 2024

“Laporta shkoi menjëherë në dhomën e zhveshjes dhe mbajti një fjalim për ekipin. Ata u larguan nga stadiumi vetëm rreth orës 00:30”, raporton radioja katalanase.

Kujtojmë se Barcelona aktualisht është në kërkim të një trajneri të ri pasi ai aktual Xavi Hernandez dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta dhe do të largohet nga skuadra në fund të sezonit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article