Largimi i Mbappes nga PSG, do ta lërë Serien A pa njërin prej yjeve kryesorë

8 months ago 28

Kylian Mbappe ka informuar PSG-në se po largohet në fund të sezonit, kështu që klubi francez do të drejtohet te Rafael Leao i Milanit ose Victor Osimhen i Napolit, me këtë të fundit që ka gjasa më shumë.

Fabrizio Romano, RMC Sport, The Athletic dhe shumë media të tjera konfirmuan se Mbappe i ka thënë Paris Saint-Germain qëllimin e tij për t’u larguar kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Destinacioni i tij duket të jetë Real Madridi, të cilëve pothuajse iu bashkua disa herë në të kaluarën.

Ndërkohë, PSG-ja mund të ketë mjaft kohë për të përgatitur nënshkrime të mëdha që mund t’i mbajnë tifozët relativisht të qetë pas humbjes së yllit të tyre, gjë që mund të kenë një efekt negativë për Serie A.

Objektivat më të mundshëm për gjigantët e Ligue 1 janë anësori i Milanit, Leao dhe qendërsulmuesi i Napolit, Osimhen, potencialisht edhe të dy.

Së fundmi ata kanë nënshkruar kontrata të reja me klauzola të mëdha lirimi, pasi Leao pritet të shitet për rreth 175 milionë euro, ndërsa Osimhen afër 130 milionë euro.

Nigeriani shihet si më i avantazhuar për shkak se siguron më shumë gola. /Telegrafi/

Read Entire Article