Lautaro në histori të Interit, ylli argjentinas kërkon titullin dhe Ligën e Kampionëve

8 months ago 13

Lautaro Martinez ka vazhduar shkëlqimin me Interin këtë edicion, teksa ka shënuar një tjetër gol në fitoren e Interit 4-0 ndaj Salernitanës.

Për sulmuesin argjentinas ky ishte goli i 20-të në kampionat duke mbajtur edhe vendin e parë në listën e top shënuesve në Serie A.

Kapiteni është kthyer në lojtarin e tretë të historisë zikaltër që kap shifrën e 20 golave në Serie A në tri sezone radhazi.

Duke barazuar emra si Giuseppe Meazza, rekordmen me pesë sezone radhazi +20 (1929/30-1933/34) dhe Stefano Nyers me katër sezone (1948/49-1951/52).

Sulmuesi argjentinas përveç golave ka edhe objektiva të rëndësishëm, pasi dëshiron titullin kampion dhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Jemi pjekur shumë me Inzaghin. Në çdo ndeshje tentojmë të bëjmë presing lart për të rikuperuar topin dhe për të shënuar”.

“Titulli dhe Championsi janë objektiva tanë. Punojmë të gjithë për të dërguar këtë klub sa më lart. Le të vazhdojmë kështu me përulësi“, theksoi kapiteni i Interit”.

Krejt në fund ai foli edhe për rinovimin e kontratës me Neroazzurët.

“Jemi në rrugën e duhur, siç tha edhe drejtori. Kanë mbetur disa detaje, nuk është e thjeshtë. Por nuk kemi pse të nxitojmë, pasi kam edhe dy vite e gjysmë kontratë me Interin”, tha Lautaro. /Telegrafi/ 

Read Entire Article