Lazio i ka shkaktuar Napolit humbjen e parë për këtë sezon. Ekipi kryeqytetas ka fituar 2-1 në “Maradona” pas një ndeshje të shkëlqyer. Ndeshja në Napoli ka filluar me vendasit më kërkues të cilët humbën disa raste për shënim.
Por Lazio pasi përballoi me sukses presionin e kampionëve arriti të gjente një golin që në aksionin e parë. Në minutën e 30-të Felipe Anderson pas një shpërthimi në krah pasoi saktë për Luis Alberton, i cili me një lëvizje të shkëlqyer ka gjetur rrugën e rrjetës. Napoli u kundërpërgjigj menjëherë kur pas 2 minutash kur Zielinski barazoi me një goditje në hyrje të zonës.
Me fillimin e pjesës së dytë Lazio befasoi përsëri vendasit duke shënuar pas një kundërsulmi perfekt. Ishte blerja e këtij sezoni Kamada që ka shënuar për ekipin e Sarrit në minutën e 52-të.
Napoli u përpoq të reagonte sërish me shpejtësi, por duke lënë shumë hapësira pas të cilat lacialët i shfrytëzuan më së miri. Lazio shënoi edhe dy herë të tjera, por në të dy rastet u anuluan nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht përpjekjeve të minutave të fundit Napoli nuk arriti të evitonte humbjen e parë në këtë kampionat. Nga ana tjetër trajneri Sarri arriti fitoren e parë në këtë sezon me një fitore të madhe ndaj ish-skuadrës së tij, duke bërë që të harrohet nisja e keqe e kampionatit me dy humbje.
Tv Klan
Të ngjashme