Lëvizja e ardhshme potenciale në karrierën e Luka Modric pas 12 vitesh te Real Madridi

11 months ago 10

Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit për t’u bashkuar me Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, sipas mediave spanjolle.

Sipas Sport, kroati duket se është i vendosur të përfundojë karrierën e tij dymbëdhjetë vjeçare tek Los Blancos në fund të sezonit.

Agjenti i tij ka lënë të kuptohet më parë se mesfushori ka pasur disa oferta nga klube të tjera.

“Këtë verë ka pasur interes. Lojtari ka disa oferta, nga një klub i kryeqytetit dhe një tjetër klub”, kishte thënë agjenti i Modric.

“Modric aktualisht po mendon për Real Madridin, por ideja e tij për të kaluar në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme”.

Kroatit 38-vjeçar i është ulur minutazha falë transferimit të yllit anglez Jude Bellingham. /Telegrafi/

Read Entire Article