Lidhjet e zyrtarëve me importuesit e mishit, kush është kompania që dyshohet se solli gjedhët e infektuar/ Detajet

4 months ago 12

Në emisionin Vetting në News24 është zbardhur një skemë e importimit nga Greqia të bagëtive për të cilat ka dyshime se kanë qenë të infektuara me brucelozë dhe në vend të groposjes janë sjellë në Shqipëri përmes falsifikimit të certifikatave të tyre. Vetting ka zbuluar lidhjet mes importuesve të mishit dhe zyrtarëve, në rastin konkret mes Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Rolandi Meçaj, dhe Petro Shukullit, një nga personat që ka thyer karantinën e kafshëve të importuara nga Greqia.

Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, ekziston një listë e gjatë e personave të përfshirë në kontrabandën e bagëtive në qarkun e Korçës, por asnjërit prej subjekteve nuk i është hequr licenca e importit të kafshëve të gjalla.

Nga burime konfidenciale, “Vetting” ka zbuluar se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Rolandi Meçaj ka lidhje shoqërore me Petro Shukullin, një nga personat që ka thyer karantinën e kafshëve të importuara nga Greqia.

Në foton ekskluzive që zotëron “Vetting” gjendet Drejtori i AKVMB-së, Rolandi Meçaj duke drekuar me disa persona, ku midis tyre gjendet biznesmeni Petro Shukulli, një nga blegtorët, që ka marrë subvencione nga shteti për krerët e bagëtive.

Por Petro Shukulli është gjobitur nga Shërbimi Veterinar Korçë për thyerjen e karantinës së kafshëve të gjalla, por deri më sot nuk ka patur probleme nga AKVMB-ja, pasi dyshohet se mbrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Rolandi Meçaj.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se më 1 maj 2024, Petro Shukulli ka importuar 20 krerë bagëtish nga Greqia, në pikën doganore të Kakavijës nga personi Golias Charisis me adresë Faskomilia, Thesprotias.

Pas importit, këto bagëti janë vendosur në karantinë, sipas ligjeve në fuqi, me afat 21 ditë. Por në 11 maj 2024 Petro Shukulli ka thyer karantinën në fshatin Shamoll në Bulgarec, ku kompania e tij “AFA” shpk është gjobitur me 25 mijë lekë ose 250 euro nga inspektori Demirali Latollari.

Petro Shukulli GjobaPetro Shukulli Gjoba

Sipas korrenspondencës me ish Drejtorin Ozuni, për “Vetting” ky i fundit deklaron se Petro Shukulli është një ndër subjektet që është i përfshirë në kontrabandën e gjedhëve dhe bagëtive të imëta.

Në listën e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm gjenden edhe Maksi Malo, Aleksandëri Limka, Olsi Limka e shumë persona të tjera që janë gjobitur. Megjithatë nga lista e gjatë e personave të gjobitur, 9 persona i janë referuar Prokurorisë së Korçës dhe nga zyra e AKVMB-së për rajonin e Elbasanit janë vendosur 15 gjoba ndaj personave apo kompanive të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article