Liria konfirmon bisedimet me disa trajnerë, vendimi së shpejti

11 months ago 19

Liria pas largimit të Nedim Yigit, po vazhdon bisedimet me trajnerë për të gjetur pasardhësin e turkut.

Prizrenasit janë në vendin e fundit në renditje me vetëm tetë pikë nga 13 ndeshje dhe po kërkojnë një trajner që do t’i mbante në elitë.

Sot klubi ka reaguar përmes faqes zyrtare, duke thënë se janë në bisedime me disa lojtarë.

“Nuk ka asgjë zyrtare  për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim. Të gjithë emrat dhe përfoljet, janë spekulime”.

“Liria , s’ka vendos për asnjë emër deri tani. Bisedimet po zhvillohen me 3-4 trajnerë, kryesisht vendorë. Por, marrëveshje s’ka me asnjërin. FC Liria, në momentin që arrin dakordim me ndonjë emër, zyrtarisht do të njoftoj opinionin”, thuhet në njoftimin e njoftimin e klubit.

Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Ramiz Krasniqi janë emrat me të cilët po bisedohet. /Telegrafi/

Read Entire Article