Lirohet babai i futbollistit Luis Diaz

11 months ago 28
23:21 09/11/2023

60-vjeçari kthehet në familje pas dy javësh i marrë peng nga grupe kriminale

Dy javë ka zgjatur rrëmbimi i babait të futbollistit të Liverpool, Luis Diaz. Sipas asaj që raportojnë mediat kolumbiane, Luis Manuel Diaz është i lirë dhe është kthyer në familjen.

“Çfarë dhimbje e madhe dhe çfarë lumturie në të njëjtën kohë. Ankthi përfundon, torturat mbarojnë. Ata janë përsëri së bashku”, shkruan reporterja kolumbiane, Vicky Davila që ka mbuluar gjithë situatën e rrëmbimit të tij në rrjetin social “X” .

Guerrilët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë (ELN) liruan babanë e yllit të futbollit të Liverpool, Luis Diaz, pasi e rrëmbyen atë në veri të vendit. Rrëmbimi i Luis Manuel Diaz ndërpreu bisedimet e paqes, të cilat rifilluan vitin e kaluar me shpresën për t’i dhënë fund pjesës së grupit në konfliktin 60-vjeçar të Kolumbisë, i cili ka vrarë të paktën 450,000 njerëz.

Diaz dhe gruaja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen nga njerëz të armatosur teksa po udhëtonin në provincën La Guajira. Marulanda u lirua brenda disa orësh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article