Lista e U-21 për sfidat e Euro2025

11 months ago 11
19:25 08/11/2023

Trajneri Alban Bushi shpall emrat e 24 lojtarëve për sfidat ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi

Dhjetë lojtarë nga ekipet e kampionatit shqiptar të futbollit janë në listën me 24 emra që trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi në transfertë.

Te Shpresat janë ftuar për herë të parë portieri Renato Beqaj nga skuadra e Bylisit dhe sulmuesi i Skënderbeut, Ermir Rashica.

Më 17 Nëntor përfaqësuesja U-21 luan sfidën e pestë në Grupin E ndaj Rumanisë, e 4 ditë më pas përballet në Podgoricë me Malin e Zi.

Në grup janë edhe Zvicra, Finlanda dhe Armenia. Ekipi do të grumbullohet me datë 12 Nëntor në Durrës dhe me datë 16 Nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë.

Më pas, skuadra do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi.

Kuqezinjtë do të qëndrojnë në Durrës deri më datë 19 Nëntor dhe më pas do të udhëtojnë drejt Malit të Zi, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë kualifikuese ndaj Malit të Zi U-21.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 12:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article