LIVE: Dita e ndeshjes klasike – Bayern Munich pret Real Madridit në Ligën e Kampionëve

5 months ago 13

Live Bayern Munich - Real Madrid

LIVE: Dita e ndeshjes klasike – Bayern Munich pret Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Pas dy javëve pushim nga çerekfinalet, radha ka ardhur për ndeshjet gjysmëfinale dhe sot zhvillohet një derbi apo klasike evropiane.

Bavarezët janë nikoqir të Los Blancos në ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet janë të motivuara për të marr rezultat pozitiv pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale nga Arsenalit, respektivisht Manchester City.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për gjithçka rreth kësaj ndeshje të madhe.

Para 26 min

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich dhe Real Madridi do të luajnë sot (e martë) mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët janë nikoqir të Los Blancos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit 2023/24, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në tokën gjermane.

Lajmi i plotë..

Para 18 min

“Real Madridi kishte fat ndaj Manchester Cityt”, ikona gjermane konsideron Bayernin favorit

Një nga përballjet më të zjarrta të këtij sezoni do të luhet sot (e martë) teksa Bayern Munichu do të jetë nikoqir i Real Madridit në duelin e parë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, ish-legjenda gjermane Lothar Matthaus, ka dhënë parashikimin e tij. Sipas Matthaus, Bayerni është favorit për të fituar ndaj Real Madridit, për të cilët beson se ishin me fat ndaj Manchester Cityt në çerekfinale.

Lajmi i plotë..

Para 48 min

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Bayern Munichu dhe Real Madridi do të përballen sot (e martë) në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dje (e hënë) të dy trajnerët ishin të pranishëm në konferencën për shtyp ku folën para këtij dueli kyç.

Thomas Tuchel mes të tjerash insistoi se reprezentuesi gjerman Serge Gnabry do të shënojë patjetër në sfidën ndaj Real Madridit.

Lidhur me këto fjalë që tha tekniku gjerman u pyet në konferencë Carlo Ancelotti i cili iu përgjigj me shaka pretendimeve të tij.

Lajmi i plotë..

Para 1 ore e 18 min

Thomas Tuchel zbulon se çfarë i duhet Bayernit për të eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur rreth mënyrës se si planifikon ai që ekipi i tij t’i qaset ndeshjes ndaj Real Madridit, që do të luhet sot (e martë) me fillim nga ora 21:00.

Për ta ilustruar më mirë planin e tij të lojës, tekniku gjerman mori një shembull mjaft të mirë.

Lajmi i plotë..

Para 1 ore e 48 min

Haaland dhe dy sulmues të tjerë kanë dështuar në testin e Rudiger në Champions – a do të jetë Kane i radhës?

Antonio Rudiger ka qenë i jashtëzakonshëm për Real Madridin këtë sezon, veçanërisht në Ligën e Kampionëve ku skuadra është në gjysmëfinale.

Gjermani ishte i shkëlqyer që nga fazat e grupeve ku ndaloi supersulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, që të nuhaste portën e Real Madridit në të dy ndeshjet.

Në raundin e 16-të, ishte radha e Benjamin Seskos të vuante nga Rudiger. Sulmuesi i fuqishëm i RB Leipzig u stopua për dy ndeshjet teksa Real Madrid u mbajt për të eliminuar skuadrën gjermane.

Lajmi i plotë..

Para 2 ore e 18 min

Tri befasi të mëdha te Real Madridi para duelit me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Lista e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich të martën ka tri surpriza të mëdha.

14-herë fituesit e kompeticionit kanë udhëtuar për në Bavari dhe janë në nivelet më të larta pasi në La Liga tashmë thuajse e kanë siguruar titullin.

Lajmi i plotë..

Para 3 ore e 3 min

Kimmich tregon se si planifikon të ndalojë Viniciusin

Mesfushori i Bayernit, Joshua Kimmich, do të luajë si një mbrojtës i djathtë kur skuadra e tij të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Ajo krijon një përballje mes superyllit gjerman dhe krahut të majtë të pamëshirshëm të Real Madridit, Vinicius Junior.

Lajmi i plotë..

Para 3 ore e 48 min

Formacioni më i mirë i mundshëm i Real Madridit që mund ta mposhtë Bayernin

Real Madridi do të përballet sot (e martë) me Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zgjedhja e formacionit të duhur fillestar është thelbësor për të sjellë një rezultat pozitiv nga Allianz Arena. Kjo është arsyeja pse përsëritja e formacionit që triumfoi ndaj Manchester City në fillim të këtij muaji duket lëvizja më e mençur.

Lajmi i plotë..

Para 4 ore e 33 min

Harry Kane me vetëbesim parashikon se sa gola do të shënojë ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka thënë se ai ka besim të madh dhe shpreson që do të futet në listën e golashënuesve ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi anglez u pyet në një konferencë për shtyp se sa gola mendon ai që do të shënojë para ndeshjes gjysmëfnale me ‘Los Blancos’.

Lajmi i plotë..

Para 5 ore e 18 min

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka zbuluar një shqetësim të madh para përballjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’ do të udhëtojnë në Gjermani për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (30 prill) ndaj Bayernit.

Dy ndeshjet ndaj ekipit të Carlo Ancelottit do të jenë përcaktuese të aventurës së Tuchel në Munich, teksa gjermani po përgatitet që të largohet gjatë verës.

Pasi humbën titullin në Bundesliga nga Bayer Leverkuseni, suksesi në Evropë është e vetmja mundësi për të fituar një trofe këtë sezon për bavarezët.

Lajmi i plotë..

Para 6 ore e 3 min

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Bayern Munich po bëhet gati për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin dhe lajmet nga infermieria janë tashmë pozitive.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Thucel, në konferencë për media ka zbuluar se Serge Gnabry është kthyer nga dëmtimi dhe do të shënojë ndaj Los Blancos.

Lajmi i plotë..

Read Entire Article