Liverpooli bëhet skuadra e parë që arrin një moment historik për një klub anglez

10 months ago 21

Liverpooli ka arritur një rekord të madh të Wolverhampton Wanderers, i cili daton që nga viti i largët 1939.

Reds kanë fituar ndaj LASK në Ligën e Evropës me katër gola diferencë të enjten mbrëma, apo më saktë me rezultat 4-0.

Fitorja i siguroi Liverpoolit kalimin në fazën eliminatore të turneut duke vulosur gjithashtu vendin e parë në grup.

Kjo fitore nënkuptonte gjithashtu se Liverpooli ka fituar të 10 ndeshjet e tyre në Anfield në të gjitha garat këtë sezon, secila me një diferencë prej dy e më shumë golash.

10 – Liverpool have won all 10 of their games at Anfield in all competitions this season, each by a margin of 2+ goals. They're only the second English top-flight side ever to win 10 straight home games by 2+ goals, after Wolves from December 1938 to April 1939 (12). Perfect. pic.twitter.com/TSUFlGLxGm

— OptaJoe (@OptaJoe) December 1, 2023

Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm skuadra e dytë angleze e kategorisë së parë që ka fituar 10 ndeshje radhazi në shtëpi me 2+ gola epërsi,

Këtë e kishte bërë vetëm Wolves rreth 85 vjet më parë, nga dhjetori 1938 deri në prill 1939. /Telegrafi/

Read Entire Article