Liverpooli fiton më përmbysje ndaj Brightonit, merr përkohësisht kreun e tabelës

6 months ago 5

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Danny Welbeck (2’) shënoi për t’i dhënë epërsinë Brightonit prej 1-0 me një goditje fantastike nga jashtë zonës.

DANNY WELBECK GOALLLL WHAT WAS VAN DIJK DOING LMAOOOO #LIVBHA pic.twitter.com/tsFYU1mjJB

— 17 (@DxBruyneSZN) March 31, 2024

Pas pësimit të golit, Liverpooli mori lojën në kontroll dhe pas disa tentimeve të njëpasnjëshme gjeti golin e barazimit.

Luis Diaz (27’) shfrytëzoi një top brenda zonës duke shënuar në cepin e majtë të portës kundërshtare për rezultatin 1-1.

Si clutch! What a goal from Luis Diaz here’s a look at it. pic.twitter.com/SXV5nxHzaU

— LFC Transfer Room (@LFCTransferRoom) March 31, 2024

Pjesa e dytë i takoi tërësisht Liverpoolit ku arritën që deri në fund të ndeshjes të shënojnë golin e fitoes.

Ishte Mohamed Salah (65’) ai i cili realizoi për 2-1 me një gjakftohtësi të madhe brenda zonës pas asistimit të Mac Allister.

MOHAMED SALAH! 👑

LIVERPOOL 2-1 BRIGHTON pic.twitter.com/9SEJd45FFt

— – (@snappedlfc) March 31, 2024

Deri në fund të ndeshjes Liverpooli shënoi edhe një herë tjetër me Luis Diaz, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Liverpooli momentalisht pra është lider me 67 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Arsenali në vendin e dytë dhe katër më shumë se Man City në vendin e tretë që do të përballen mes vete nga ora 17:30./Telegrafi/

Read Entire Article