Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Qëndrim Zyba gati për hapin tjetër në karrierën e tyre

11 months ago 8

Tre lojtarë të rinj, të talentuar dhe shumë të matur që janë rritur e zhvilluar në Superligën e Kosovës, kanë luajtur si titullar në ndeshjen e fundit të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Izraelit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024. Bëhet fjalë për Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba të Ballkanit dhe Ilir Krasniqin e Llapit.

Kosova pati një paraqitje brilante të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet duke mposhtur Izraelit 1-0, edhe pse rezultati mund të ishte më i thellë shkaku i rasteve të shumta të krijuara.

Kjo fitore vlen shumë në aspektit e vetëbesimit të “Dardanëve”, pasi pati mungesa të mëdha nga yje si Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Leart Paqarada dhe Florent Hadergjonaj.

Megjithatë, lojtarët e Superligës së Kosovës, të ftuar nga përzgjedhësi Primos Gliha kanë bërë punën e tyre duke shkëlqyer në çdo sekondë sa ata ishin në fushë.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Dellova dhe Krasniqi, si dhe mesfushorin Zyba, të cilët e nisin takimin nga minuta e parë, si titullar dhe luajtën për plot 90 minuta, shkruan Telegrafi.

Formacioni i Kosovës ndaj Izraelit

Për dyshen e Ballkanit kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që luajtën si titullar, pasi një gjë të tillë e bënë edhe në fitoren 0-3 në udhëtim te Andorra, ndërsa për yllin e Llapit ishte ndeshja e parë si titullar.

Të tre lojtarët bënë paraqitje brilante duke u vlerësuar lartë për performancen e tyre dhe kjo mund të jetë një shtysë e madhe se lojtarët e Superligës së Kosovës janë gati për ta bërë hapin tjetër në karrierë.

Në fakt, 24-vjeçari Dellova më parë e kishte bërë kapërcimin e tij duke shkuar tek Hajduk Spliti, por mosha e rë bëri që ai të mos arrijë të ambientohet dhe të gjej veten në formacionin e ekipit kroat.

Pas aventurës atje, rahoveciani erdhi tek Prishtina, ku shkëlqeu duke fituar titullin kampion dhe trofe tjerë, ndërsa më vonë kaloi te Ballkani, duke u shpallur dy herë kampion dhe duke prekur dy herë grupet e Ligës së Konferencës.

Tani me pjekurinë e fituar dhe lidershipin qër po tregon te Ballkani, por edhe ftesat e rregullta te Kosova, Dellova shumë shpejt mund ta bëjë hapin tjetër të madh dhe përfundimtar tek një kampionat më i fortë evropian.

E njëjta gjë vlen edhe për Zybën, i cili po mahnit me fanellën e Ballkanit duke qenë njëri nga lojtarët kryesor në trofetë e fituar dhe inkuadrimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Me paraqitjet e tij brilante ndër vite, por edhe me ftesat e Kosovës së fundmi,. 22-vjeçari therandas ka momentin ideal për të qenë lojtari i radhës që kë Superligën e Kosovës për një kampionat më të fortë.

Ofertat për Zybën nuk kanë munguar as në verë, por nuk mungojnë as tani.

Krasniqi i Llapit është një emër tjetër që ka mahnitur të gjithë me nivelin e treguar me klubin nga “Zahir Pajaziti” tash e disa sezone.

Edhe përkundër moshës së re, Krasniqi ka qenë njëri nga liderit e ekipit të Tahir Batatinës, ku me paraqitjet e mira ka bërë kalimin e tij nga ekipi U-21 tek ekipi i parë i Përfaqësueses së Kosovës.

Ftesa nga Kosova dhe paraqitjet e mira pritet t’ia hapin derën edhe 23-vjeçarit nga Fushë Kosova, i cili në fund të sezonit mund të transferohet në një kampionat më të njohur.

Pjesë e listës së fundit të Dardanëve janë edhe dy yje tjerë nga Superliga e Kosovës, portieri Kenan Haxhihamza dhe talenti tjetër i Llapit, Muhamet Hyseni.

Megjithatë, këta dy lojtarë ende nuk e kanë shijuar debutimin me fanellën e Kosovës, por niveli i tyre gjithashtu është i lartë dhe shumë shpejt mund t’i shohim duke kaluar në një ligë më të madhe ballkanike apo evropiane. /Telegrafi/

Read Entire Article