Fansat e inatosur u dhanë një mesazh futbolistëve pas humbjes në kampionatin ndaj PSG
Futbollistë e Olimpik Lionit u kritikuan ashpër nga tifozeria e ekipit, të cilët i paralajmëruan që të mos ta ‘njollosnin’ fanellën e klubit pas humbjes 4-1 në shtëpi kundër Paris Saint-Germain.
Për parisienët realizoi Kilian Mbape dygolësh, Hakimi dhe blerja e re Marko Asensio.
Në përfundim të sfidës, lojtarët u drejtuan për në tribunën ku qëndronin ultrasit e skuadrës, me një nga liderët e tyre që u dha mesazhin se nëse duan respekt, duhet që ta meritojën atë. Sipas tifozëve, ekipi duhet që ta nderojë fanellën, ashtu siç në të kaluarën futbollistë të tjerë kanë bërë.
Skuadra po kalon një moment të vështirë, ndërsa në katër takime ka marrë vetëm 1 pikë.
E ardhmja e trajnerit Loren Blank në stol është gjithmonë e më shumë në dyshim,
Tekniku është ankuar për një merkato jo të mirë, ndërsa së fundmi u largua ylli i ekipit Bredli Barkola te parisienët për 50 mln euro.
Përplasje ka pasur edhe mes ish-pronarit Zhan Mishel Olas dhe atij aktual Xhon Tekstar, që kanë shkaktuar rrëmujë në klub.
Klan News
Të ngjashme