Man City synon të përforcohet, ‘shënjestron’ talentin 17-vjeçar të PSG-së

11 months ago 47

Manchester City thuhet se kishte një ofertë prej 60 milionë eurosh për adoleshentin e Paris Saint-German, Warren Zaire-Emery, të ‘refuzuar’ gjatë verës.

Mesfushori bëri debutimin e tij për PSG-në në moshën 16-vjeçare sezonin e kaluar dhe vazhdoi me 31 paraqitje dhe shënoi dy herë.

Megjithatë, këtë sezon, tashmë 17-vjeçari është bërë një lojtar kyç në skuadrën e PSG-së.

Ai ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe u ftua në kombëtaren franceze për herë të parë në fillim të kësaj jave.

Tani France Télévision pretendon se City ofroi 52 milionë euro për adoleshentin francez, por skuadra e Parisit e refuzoi këtë ofertë. Zaire-Emery konsiderohet si një nga talentet e rinj më të mirë në futboll për momentin.

Ai po lulëzon nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique dhe nëse vazhdon të shkëlqejë te PSG, ai mund të bëhet një lojtar i kërkuar nga shumë klube evropiane dhe do të ketë një çmim mjaft të lartë.

City mund të ketë një shans për të provuar të nënshkruajë përsëri me të kur të hapet afati i transferimeve të janarit, teksa Zaire-Emery është bërë gati për debutim me Francën që do të luajë ndaj Gjibraltarit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024./Telegrafi/

Read Entire Article