Man Utd mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, zbulohet arsyeja

8 months ago 14

Manchester United rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm edhe nëse vulos kualifikimin në këtë garë në fund të sezonit. Por si është e mundur kjo? 

UEFA nuk i lejon dy klube në pronësi të të njëjtit pronar të konkurrojnë në të njëjtën garë evropiane.

Blerja prej 25 për qind e Sir Jim Ratcliffe do të ratifikohet në ditët në vijim dhe britaniku zotëron tashmë edhe klubin francez, OGC Nice.

Si United ashtu edhe Nice janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht renditen në pozitat gjashti dhe dy në ligat e tyre përkatëse.

🇫🇷❌ If Nice – currently second in Ligue 1 – qualify for the Champions League for next season, then Man Utd could be banned from entering

But Sir Jim Ratcliffe has got a plan… 🤔

More: https://t.co/emXDTiVQkS pic.twitter.com/TG3OPLqITb

— Mirror Football (@MirrorFootball) February 9, 2024

Megjithatë, rregulloret e UEFA-s thonë se vetëm skuadra me vendin më të lartë në ligat e tyre përkatëse do të lejohet të konkurrojë.

Mënyra e vetme për të dyja ekipet për të luajtur futboll kontinental është nëse njëra kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe tjetra kualifikohet në Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës.

United dhe Nice nuk janë klubet e vetme me këtë problem. Manchester City dhe Girona; Aston Villa dhe Vitoria de Guimaraes; Brighton dhe Royale Union Saint-Gilloise gjithashtu mund të ‘dëbohen’ nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/  

Read Entire Article