Manchester United e ka befasuar Ten hagun para rikthimit të ndeshjeve

11 months ago 8

Sipas ESPN FC, zyrtarët e Manchester United po refuzojnë takimet me agjentë që po paraqesin klientët për rolin e trajnerit.

Pavarësisht një fillimi sfidues të sezonit me nëntë humbje në 18 ndeshje, Erik ten Hag ruan mbështetjen e figurave kryesore në Old Trafford.

Drejtuesit e Manchester United janë në fakt të frustruar me agjentët që përpiqen të prezantojnë trajnerë për pozicionin e holandezit në klub.

Një takim me një përfaqësues të një strategut të papunë u anulua për shkak të shqetësimeve në lidhje me diskutimin e pasigurisë së mundshme që rrethon Ten Hag.

Klubi anglez dëshiron të testojë edhe më tej Ten Hagun, duke i ofruar më shumë përforcime në afatin e janarit.

në anën tjetër, Manchester United e di se për të shkarkuar holandezin, ata duhet të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article