Mandati i Xhaçkës, Bardhi i pakënaqur/ Spiropali: Ja pse do të thirret Këshilli për Legjislacionin, në seancë do të diskutohet…

2 months ago 20

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili shprehu kundërshtitë e tij, lidhur me rrugën që ka vendosur të ndjekë Parlamenti, përsa i takon diskutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në një sqarim të detajuar të të gjithë procedurës, Kuvendi sqaron se pa pasur një raport të Këshillit të Legjislacionit, nuk mund të ketë thirrje të një sesioni të jashtëzakonshëm të Parlamentit.

“Këshilli për Legjislacionin është organi i Kuvendit, i cili analizon dhe diskuton efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çëhstjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kompetencës ku Kuvendi është palë dhe haron një raport të cilin ia paraqet Kryetarit të Kuvendit.

Për rrjedhojë, kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputetëve për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit për Legjislacionin, i cili i duhet paraqitur Kryetarit të Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit”, thuhet në një reagim të Kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit thekson se raporti i Këshillit të Legjislacionit do t’i përcillet seancës së parë që do të nisë në shtator, ku pritet edhe të diskutohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article