Maqedonia i rinovon kontratën selektorit, Bllagoja Milevski vazhdon deri në vitin 2026

9 months ago 26

Dilemat kanë marrë fund. Pak para përfundimit të vitit 2023, tashmë edhe zyrtarisht Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Bllagoja Milevski kanë arritur marrëveshje për kontratën e re për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Njoftimin e ka bërë FFM përmes një komunikate, ku thuhet se Këshilli Drejtues i “Shtëpisë së Futbollit” ka sjell vendimin për të rinovuar kontratën me Milevskin, me këtë të fundit që do të vazhdojë të udhëheq ekipin A përfaqësues të Maqedonisë deri në vitin 2026.

“FFM ashtu si edhe më parë, do të jetë përkrahje e plotë për seleksionuesin Bllagoja Milevski dhe për ekipin përfaqësues. Presim sfida dhe suksese të reja. Jemi thellësisht të bindur se me pasion dhe ambicie të madhe, seleksionuesi dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të punojnë për përparimin e futbollit të Maqedonisë. Muajt e fundit dhe ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja A e Maqedonisë kanë konfirmuar se jemi në rrugën e duhur së bashku. Ekipi ndjen energji dhe ambicie për rezultate të reja e të mëdha dhe kemi besim se ky është një motiv për punën në të ardhmen”, thuhet në qëndrimin e Këshillit Drejtues të FFM-së.

Bllagoja Milevski do të ketë dy sfida në mandatin e ri, ku fillimisht do të udhëheq Maqedoninë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa më pas do të ketë detyrë më të vështirë në eliminatoret e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në vitin 2026./Telegrafi/ 

Read Entire Article