Marrëveshje mes lojtarit, klubit dhe kombëtares – Onana pranon të luajë dy ndeshje në harkun e 24 orëve

9 months ago 25

Manchester Unitedi do të ketë në portë Andre Onanën kur të luajë në Ligën Premier kundër Tottenham Hotspur, pavarësisht se vetëm 24 orë më vonë ai do të luajë me Kombëtaren e Kamerunit.

Klubet e Ligës Premier ishin të detyruara të lironin lojtarët e tyre për Kupën e Kombeve të Afrikës më 1 janar, por Onana do të jetë në dispozicion të Djajve të Kuq edhe për dy javë tjera.

Fillimisht portieri do të jetë me ekipin për ndeshjen e së dielës ndaj Wiganit në FA Cup, pastaj në fundjavën e ardhshme do të jetë për takimin ndaj Spurs.

Ndërsa pritej të humbisnin Onanën për këto ndeshje, portierin do ta kenë në portë edhe për ndeshjen e 14 janarit.

Andre Onana has agreed to play two matches in the space of 24 hours, after an agreement between the player, the club and the national team 🤯

🗓️ January 14 vs. Tottenham ⚪️
🗓️ January 15 vs. Guinea 🇬🇳

The goalkeeper will have a busy few days 😳 pic.twitter.com/PLe2HlTEzO

— SPORTbible (@sportbible) January 4, 2024

Sipas mediave britanike, Onana më pas do të udhëtojë në Bregun e Fildishtë për Kupën e Kombeve Afrikane.

27-vjeçari do të duhej të merrte një fluturim shtatë-orësh për në Bregun e Fildishtë, ku Kameruni takohet me Guinenë në hapjen e Grupit C në orën 17:00.

Skuadra e tij kombëtare luan që të nesërmen, por Onana ka leje të luajë në të dyja ndeshjet pavarësisht së ka vetëm 24 orë dallim. /Telegrafi/

Read Entire Article