Policia e Beratit ka hartuar një plan masash lidhur me sezonin turistik. Zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, Luan Mema shprehet se prej një muaji efektivët kanë kaluar më shërbimin 12 orarësh ëka ka bërë që të ketë një prezencë të efektivëve në ëd oaks të qytetit.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as problematikat thoë Mema, kryesisht turistë të cilët humbin destinacionet në zonat malore.
Muaji Gusht shënon një fluks të shtuar të turistëve,pasi është muaji që shënon numri më të lartë të turistëve që vizitojnë Beratin përgjatë gjithë vitit kalendarik.Por,përpos benefiteve që sjell numri i lartë i turistëve,sezoni ka nga pas edhe problematikat e veta për shkak të numrit të lartë të automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.Në shumë raste në qytet është krijuar edhe një kaos në qarkullimin rrugor,pasi qyteti muze i Beratit ka vetëm një rrugë (hyrëse dhe dalëse).
Zv Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Luan Mema ka pohuar se DVP Berat ka hartuar një plan masash,ku pika më e rëndësishmë e këtij plani ka qënë kalimi nga sistemi 8-orarësh në një sistemin 12-orarësh pune për t’ju gjendur pranë çdo qytetari apo turisti që ka nevojë për ndihmën e policisë së shtetit.
“Drejtoria Vendore e Policisë Berat,ka hartuar një plan masash në kuadër të senzonit turistik të vitit 2024,prej 16 qershorit e deri në 15 shtator,ne kemi kaluar në gadishmëri të plotë,me grupe policore në shërbime 12-orarëshe në çdo aks,për të menaxhuar sa më mirë të gjithë situatës së këtij sezoni turistik për qarkun e Beratit dhe ky shërbim ka rezultuar mjaft efikas.Ne si drejtori,nuk kemi hasur vështirësi përsa i përket qarkullimit rrugor,kemi pasur një qarkullim normal me tek-tuk ndonjë rast të veçantë që mund të kemi pasur”-ka thënë Mema.Në lidhje me terrenin e vështirë që turistët mund të hasin gjatë eksplorimit të tyre në Skrapar apo në malin e Tomorrit,ku ka pasur edhe raste kur është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit, Zv.Drejtori i DVP Berat,Luan Mema ka pohuar se,gjatë këtij sezonin kemi pasur dy raste për kërkesë ndihme nga ana e turistëve,një rast në zonën e Skraparit dhe një rast në Malin e Tomorrit.Ai ka pohuar se në të dyja rastet,sapo është marrë informacioni nga salla operative,drejt zonës kanë shkuar strukturat e policisë që kanë dhënë ndihmën e nevojshme.
Fluksi i shtuar i turistëve që vizitojnë Beratin pritet që të vijojë deri në fund të muajit Tetor,kur si ço vit numri i turistëve fillon të bjerë ndjeshëm. Viti që lamë pas nxorri një sërë problematikash përsa i përket qarkullimit rrugor gjatë sezonit turistik dhe për këtë arsye përgjatë këtij sezon,pushteti vendor dhe blu-të e Beratit morrën masa,duke lehtesur ndjeshëm qakullimin e automjeve në rrugët kryesore te qytetit por edhe duke shtuar shërbimet e policisë bashkiake dhe DVP Berat në çdo aks të qytetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb